Andrea Bocelli, albumi “Sì” në krye të klasifikimit amerikan

Andrea Bocelli bën për vete Shtetet e Bashkuara të Amerikës me albumin e tij “Sì”. Artisti në të vërtetë ndodhet në vendin e parë të Billboard200, renditja e albumeve më të shitur në SHBA.

Asnjë italian nuk kishte arritur ndonjëherë në krye të klasifikimit. Një synim i paharrueshëm që i shtohet përparësisë së arritur nga artisti pak ditë më parë me numrin 1 në Angli. Një arritje historike, e para për një këngëtar italian.

Shtetet e Bashkuara e duan Andrea Bocellin që nga fillimet e tij me albumin “Romanza”, që hyri në 1997 në Billboard200. Një vlerësim pastaj vazhdoi me certifikatat e mëdha të dashurisë dhe pjesëmarrjes: nga koncerti i Parkut Qendror në 2011 me mbi 75 mijë pranime, në hapjen e Nasdaqit në vitin 2017, deri në festimet për Presidentët Bill Clinton,

George W Bush dhe Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë. Një arritje e rëndësishme dhe unike e Italisë, edhe më e çmuar, sepse shënon bashkëpunimin historik midis Andrea Bocelli dhe Sugar, redaktor muzikor i tenorit që nga fillimi i karrierës së tij.
ATSH Nga Klotilda Saraçini

Loading...