Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku ka vendosur të thërrasë një mbledhje të përgjithshme të prokurorëve.
Kjo mbledhje do të mbahet për të zgjedhur listën e prokurorëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Kjo mbledhje do të zhvillohet më 11 dhjetor në orën 09:00 në një hotel privat në Tiranë.
Thirrja e kësaj mbledhje vjen pasi sot, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka dërguar prokurorisë listën e plotë të prokurorëve që kanë kaluar me sukses procesin e Vetting-ut. /Lajmifundit.al
Loading...