Anëtarja e vettingut: ‘Ta heqim Elisabeta Imerajn se është maloke nga Tropoja’

Procesi i vettingut për kryeprokuroren e Tiranës Elisabeta Imeraj, është kthyer në një proces të mbushur me skandale. Në shkallën e parë Imeraj u përballë me përfaqësuesin e ONM Theo Jacobs, pasi ky i fundit kishte dorëzuar një dokument të rremë të një shtetasi të quajtur Rrahim Shehu.

Pas verifikimeve nga KPK, doli se ky shtetas nuk ekzistonte fare dhe Imeraj u konfirmua në detyrë.

Me kërkesë të ONM, Komisioneri Publik ankimoi konfirmimin në detyrë dhe prej tre ditësh Elisabeta Imeraj po përballet me shkallën e dytë të vettingut, Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Por edhe këtu skandalet nuk kanë fund. Imeraj ka nxjerr dje mesazhet e anëtares së KPA Genta Bungo, e cila i i thotë koleges se Elisabeta Imeraj është “maloke nga Tropoja” ndaj duhet të shkarkohet.

Loading...