Ndonëse është komentuar mjaft për jetën luksoze, sidomos pas lidhjes dhe martesës me miliarderin rumun Dragos Savulescu, Angela nuk i ka lënë pas dore projektet e saj, përkundrazi.
Siç mësohet së fundi, Angela shumë shpejt do të botojë një libër që ka përmbjatje jetën e saj.
Ish Miss Universe Albania, siç ka deklaruar vetë më herët, do të rrëfejë të gjitha situatat e vështira që ka kaluar në jetë dhe raportin e afërt me të ëmën.
Në këtë libër autobiograk, modelja do të ndalet sidomos te sfidat që ka kaluar e ëma për të siguruar një të ardhme më të mirë për familjen e saj.
Si u largua nga Shqipëria komuniste për të rilindur si grua e suksesshme në Zvicër, si ia doli në një vend ku askush nuk e njihte dhe nuk ofronte asnjë ndihmë, si do t’i përballonte të gjitha sfidat në emër të familjes.
Libri gjithashtu do të fokusohet edhe te karriera e modeles, si nisi pjesëmarrja nëpër kompeticionet e bukurisë, vlerësimet dhe çmimet e fituara, coverat e revistave prestigjioze e shumë të tjera.
Pritet që Angela të ketë shumë histori për të rrëfyer, suksese dhe dështime në rrugën e artit, por detajet për të gjitha këto, do t’I gjeni në librin e saj.