Angli/ Stuhia e fuqishme shkatërron gjithçka, avionët nuk ulen dot në pistë

Anglia ditën e sotme është goditur nga erërat më të forta të regjistruara ndonjëherë, pasi kamionët dhe pemët u rrëzuan në rrugë ndërsa britanikët u urdhëruan të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre. Shpejtësia maksimale prej 196 km\h e erës është më e larta ndonjëherë në Angli dhe Stuhia Eunice është më e fortë se Stuhia e Madhe e vitit 1987. Qindra shkolla u mbyllën, të gjithë trenat në Uells u pezulluan dhe pasagjerëve hekurudhor në të gjithë Anglinë iu tha të mos udhëtonin mes anulimeve masive pasi ushtria ishte në gatishmëri për atë që mund të ishte stuhia më e keqe në 32 vjet, raporton dailymail.

Një panel në çatinë e O2 në Londër u dëmtua, dy kamionë i mori era në Uellsin e Jugut dhe pamjet tronditëse të filmuara në Bude, Cornwall, treguan stuhinë duke rrëzuar një pemë të madhe e cila u përplas në një park. British Airways anuloi më shumë se 80 fluturime në aeroportet e Londrës Heathrow dhe City, shoferët u paralajmëruan vetëm të bënin udhëtime thelbësore dhe atraksionet kryesore u mbyllën duke përfshirë London Eye, Kew Gardens dhe Legoland. Në rrjetin hekurudhor Juglindor, pasagjerët u bllokuan në një tren midis Tonbridge dhe Sevenoaks në Kent.

Rreth 28,000 shtëpi në jugperëndim ishin pa energji elektrike, ndërsa parqet në të gjithë Londrën u mbyllën.

Loading...