Anija e linjës Sarandë-Korfuz jep sinjalin e alarmit,pëson defekt në mes të detit

Anija Saranda Expres me flamur shqiptar e cila ben linjen Sarande-Korfuz ne oren 16:45 ka pesuar defekt ne sistemin e drejtimit dhe ka dhene sinjalin SOS, ajo eshte zhvendosur ne afersi te zones se Kisiopit ne veri te ishullit te Korfuzit.

Prane anijes Saranda Expres ka shkuar edhe anija tjeter e linjes Sarande -Korfuz, anija REINA 2 per te asistuar apo ndihmuar.

Ne anija ndodhen 27 pasagjere dhe 2 automjete. Kapitenria e Portit Sarande ka komunikuar me anijen dhe autoritetet e portit Korfuzit te cilat po dergojne rimorkiatoret per ta terhequr drejt portit Korfuzit.

Ju bejme me dije se nuk ka asnje demtim po problem per posagjeret qe ndodhen ne anijen Saranda Expres.

Gjithashtu anija do ti neshtrohet nje kontrolli te rrepte nga inspektoret e flamurit dhe rregjistri detar per shkaqet e difektit.

Drejtoria e Pergjithshme Detare.

Loading...