Anija ruse shfaqet në ujërat shqiptare, reagon Ministria!

Një anije me flamurin rus ditën e sotme është shfaqur në Durrës, në një kohë kur Shqipëria ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke thënë se anija në fjalë ishte marrë me qera nga një kompani britanike.

Ministria bën me dije se kjo anije nuk është në listën e sanksioneve dhe është lejuar të shkarkojë pajisjet e shpimit për kompaninë SHELL në Portin MBM në Porto Romano.

Njoftimi i ministrisë:

Lidhur me lajmin e publikuar sot në media për një anije me flamur rus që po përpunohet në Porto Romano, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaron se:

Anija për transportin e mallrave të përgjithshme, me emrin “Neptun” me IMO 9358010 me flamur rus, por e marrë me qira (chartered) nga një kompani nga Britania e Madhe në datën 27.02.2022 është futur në ujërat e Republikës së Shqipërisë dhe ka qëndruar në radën e Portit të Durrësit.

Nga verifikimi i dokumentacionit të anijes, nga ana kapitenerisë së Portit Durrës, ka rezultuar se mjeti lundrues ka pasur mungesa në dokumentacion dhe konkretisht:

Certifikatën e sigurimit për përgjegjësinë ndaj ndotjes së detit BLU CARD në zbatim të konventës CLC (Civil LiabilityConvention) dhe

Certifikatën e sigurimit në rast mbytjes në zbatim të konventës ËreckRemoval.

Për këtë arsye është urdhëruar të dalë jashtë ujërave territoriale të Republikës së Shqipërisë.

Pasi mjeti lundrues ka plotësuar mungesat në dokumentacion dhe pasi është kryer verifikimi me listën e personave të ndaluar nga BE, për sanksionet e sjellë nga Ministria e Jashtme, mjeti lundrues i mësipërm në datën 13.03.2022 është lejuar të shkarkojë pajisjet e shpimit për kompaninë SHELL në Portin MBM në Porto Romano.

Loading...