Në ditët e mia dhe përditshmërinë time bashkëjetonë me mua veshja kombëtare e cila ka kaq shumë shkëlqesi saqë asgjë në këtë botë nuk i ngjan. Dëshira e madhe për ta paraqitur atë kudo në cdo event që në qëndër ka trashëgiminë dhe kulturën tonë të hershme.Nga casti që njoha pasionin për artin njoha edhe dashurinë e madhe për vendin dhe kulturën e vendit tim. Duhet cdo ditë punë për ta përcjellë këtë trashëgimi në brezat që do të zvendësojnë dhe do të jenë zot të këtij vëndi. Jetojmë cdo ditë me peshën e rëndë mbi supe e në ndërgjegje pasi është detyrë e jona të trashëgojmë atë që ne trashëguam nga gjyshrit dhe prindrit tanë. Nga përvoja e përditëshme e bashkëpunimit me nxënës dhe gjimnazist të shkollave të ndryshme të qytetit por jo vetëm, gjimnazet e fshatrave jo shumë larg qytetit të Vlorës shprehin nje interesim dhe përkushtim më të madh për veshjen kombëtare dhe këngën labe.
E duan e respektojnë veshjen dhe traditën e vendit nga ku ata kanë orgjinën e tyre. Jo pak fshatra të lumit të Vlorës kanë fëmijë talent nga ku kuptohet qarte se prindrit e tyre përpos problemeve dhe vuajtjeve për shkak të terrenit dhe varfërisë ekonomike, mundohen cdo ditë që fëmijët e tyre të trashëgojnë sado pak nga ato c’ka gjyshi, gjyshja apo prindrit kane gdhendur në shpirtin dhe mendjen e tyre.
Të duash vendin tënd, orgjinën tënde, si dhe atë që brez pas brezi është përcjellë në familje është një ripërtëritje, ruajtje dhe mbajtje gjallë e frymës e kulturës shqipëtare.
Nga ditët e provave për përgatitjen e koncertit”Fluturojmë Nën Krahët e Shqipes” me gjimnazin “Mynyr Xhindi” ajo c’ka ngelet e vecantë dhe interesante është kërkesa e këtyre fëmijve për te mbajtur veshur veshjet tona kombëtare ku secila paraqet orgjinën dhe personifikon një krahinë, fshat apo qytet. Përgatitjae kęngëve polifonike nga ku në qëndër qëndron teksti për heronjt e kësaj krahine të cilët ndërtuan historinë dhe kontribuan për lirinë dhe pamvarsinë e vëndit.
“Vallja e Burrave” e cila është edhe e vecanta e këtij koncerti, do të sjell një risi për cdo koncert dhe aktivitet që kam organizuar pasi do të jetë pjesmarrëse e aktivitetit të madh të zhvilluar në qytetin e Vlorës më dt 26 të muajit nëntor.
Bashkëpunimi i këtyre nxënësve vjen dhe si rezultat i bashkëpunimit të drejtuesit të kësaj shkolle me artin dhe kulturën.
Përgatiti Anila Ahmataj