Anri Sala/ Ja si e njoha Edi Ramën!

Në një intervistë për gazetaren Rudina Xhunga, në ciklin “Shqiptarët e mrekullueshme”, artisti i famshëm shqiptar, Anri Sala, ka folur për marrëdhënien e tij me kryeministrin e vendit, Edi Rama, që dikur e ka pasur pedagog.

Anri shprehet se, Rama ka qenë një person, pedagog shumë i rëndësishëm për të dhe karrierën e tij artistike, ashtu si për shumë artistë të tjerë të viteve ’90.

Anri Sala: Po është pjesë e fakteve, e shoqërisë, pjesë e të qenit një person që ka qenë i rëndësishëm për mua që herët.

Kur ishte pedagog në Akademinë e Arteve, por edhe më përpara, sepse nuk kam qenë direkt student i Edi Ramës, por i Edi Hilës, në Akademi.

Por që ka qenë një person shumë i rëndësishëm, sikurse ka qenë edhe një pedagog i rëndësishëm, në atë momentin e hapjes së syve, në ato vitet që të gjithë po nuhasnin se diçka po ndryshonte.

Nga ana e diskutimeve, e horizontit, e të qenit prezent, nga mënyra sesi arrinte të fliste për artin, ato pjesët e ndaluara, por në një mënyrë që prapë e bënte të mundur, dhe natyrisht zgjeronte horizontin e studentëve. Dhe këto jo në lidhje vetëm me mua, por edhe me studentë të tjerë.

Loading...