Kreu i Këshillit të Medias, Koloreto Cukali, do të shkojë në gjyq nga Antonela pasi ka përgënjeshtruar pretendimet e ish-konkurrentes së Për’Puthen, se ishte pjesë e “Sanremo 2022”, duke e konsideruar si “një ngjarje që tronditi gjithë Shqipërinë”.
Ajo shtoi se arsyeja pse Cukali bëri ato deklarata kundrejt saj është sepse ajo nuk i ka shkuar në emision, duke e cilësuar si “hakmarrje nga ana e tij.
“Jam në Milano, sot kthehem në Shqipëri dhe pashë disa video nga ndjekësit e mi të një gazetari që merr të drejtën e fjalës që të ofendojë një vajzë në mes të emisionit të tij. Vajza në këtë rast jam unë. Thotë që…vë në diskutim fjalën time me fakte, thotë që ajo ka pirë drogë mund të jetë e droguar. Ju jep shembuj të gjithë gazetarëve të tjerë se si të moderojnë. Iu tregon si të gjejnë fakte, se si të bëjnë emisionin e tyre.
Pikë së pari dua të flas për ato marrinat që ai flet në emisionin e vet. Për të gjithë ndjekësit e mi, ju e dini shumë mirë se çfarë kam publikuar unë në status, ku kam treguar se do isha kumbara e javës tek hoteli në Sanremo dhe do bëja programacionet e ditës tek Odion Tv dhe Wave Tv. Për më shumë kam bërë edhe intervistë ku kam preçizuar që nuk do dal në Artiston.
Po mendoja arsyen pse ky tipi po fliste për mua dhe e gjeta. Sepse unë isha e ftuar tek emisionet që bëhet tek ajo radio dhe nuk e kisha marrë mundimin kurrë të shkoja për shkak të impenjimeve të mia. Gjeja e keqe që bëjnë direkt, marrin dhe degjenerojnë personin që nuk iu shkon në emision. Ky person ka dalë me emrin e tij dhe unë do i drejtohem organeve kompetente që të marrin masa për persona të tillë dhe shpresoj të jetë mësim për shumë persona që marrin lejen për të hedhur gurë mbi fytyrën e dikujt tjetër. Kjo nuk ndodh në asnjë shtet, të të vënë në gojë fjalë që nuk i ke thënë, që të të komentojnë moralin me emër dhe mbiemër.
Jam shumë e sigurt zoti gazetar edhe pse s’të kam ardhur kurrë në emisionin tënd, që këtë herë do mësosh shumë nga Antonela e pavlerë që s’kishe dëgjuar kurrë të flisnin për të”, tha ajo gjatë videos.