Në një diskutim që pati Antonela me Ilirin, i thoshte se ky i fundit ka konsideratë për Donaldin duke qenë se merret me të. Ajo përmendi dhe moshën e faktin se Donaldi është inteligjent, në të kundërt nuk do i jepte rëndësi fare, por Iliri iu përgjigj se këtë gjë po bën me të.
Antonela: Nuk e mendoja që një 40 vjeçar do merrej me një djalë 26 vjeç. Kjo do të thotë se ke konsideratë për të se është shumë i Zoti dhe është inteligjent. Iliri: Sipas teje nuk duhet të merresha? Antonela: Duhet të merreshe se vlen.
Iliri: Unë nëse kapem me Donaldin është se bashkëjetesa na ka bërë të analizojmë gjërat në mënyra të ndryshme. Antonela: Është inteligjent, se ndryshe nuk do e kalkuloje. Iliri: Ashtu siç po e bëj me ty. Antonela: Mua po më kalkulon. Më ke parë si rivale, a dole nga dhoma e rrëfimit.