Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP”, Antonela Berisha, ka qenë e ftuar ditën e djeshme në emisionin “E diell”, ku edhe ka treguar se cili prej personazheve të këtij formati është më fals.
Por, Antonela nuk ka thënë vetëm një emër, ajo përmendi emrat e dy banorëve.
Sipas vajzës që u bë e famshme në emisionin e famshëm të dashurisë “Për’puthen”, ata janë Iliri dhe Arjola.
“A e do me listë apo vetëm një? Jam në mëdyshje, por do t’i them të dyja. Iliri, unë e mendoja më ndryshe, e kuptoj që është gjithmonë një fasadë, është fasadë. Ai gjatë javës ishte i qetë, kurse gjatë prime ndryshonte totalisht. Emri i dytë është Arjola. Pavarësisht të gjithave, ajo përdor imazhin e vuajtjes, ajo thotë që unë kam kaluar këtë e atë dhe nuk mendon se edhe të tjerë mund të kenë kaluar vuajtje”, tha Antonela.
Kujtojmë se Antonela u përfshi në debate shumë të ashpra me Antonelën gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vendin tonë.