Por ndërsa pandemia përhapet dhe njerëzit izolohen, bizneset që varen nga turizmi shqetësohen çdo ditë e më tepër.
Driloni hesht. Restorantet e hotelet janë mbyllur, varkat që shëtisnin në ujin e tij qëndrojnë në breg.
Te vetmet që lëvizin janë mjelmat.
Edhe në Korçë hotelet bujtinat e lokalet janë mbyllur duke shkuar drejt një paralize totale.
Janë qindra biznese në këto qytete dhe mijëra familje që nuk e dinë nëse do të jenë në gjendje të rregullojnë ngadalësimin që po pësojnë.
Deri në qershor gjithçka është anuluar, udhëtimet, rezervimet në hotele e restorante ndaj për këto biznese vështirësitë janë të shumta.
Por ndërsa janë të shumta bizneset turistike që sot janë në kapërcyellin e mbijetesës në rrjete sociale ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi, një apel i fortë për të mbështetur biznesin vendas dhe rimëkëmbur shpresat.
Në rrjetin social “facebook” thuajse të gjithë po postojnë thirrjen që në fund të kësaj situate të blenë produktet “made in albania” të marrin shërbimet dhe të bëjnë pushime në Shqipëri ndërsa disa të reinj korçare këtë e kthyen në një videomesazh.