E ftuar sot tek “Rudina” ishte këngëtarja shumë e dashur për publikun, Anxhela Peristeri për të folur mbi këngën e saj më të re që po bën namin e po dëgjohet kudo “Muza ime”, që vjen në bashkëpunim me Mateus Frrokun.
Gjatë emisionit Anxhela mori një videomesazh nga mikesha e saj, këngëtarja e njohur greke, Maria Kiu.
“Të dua shumë, më mungon shumë. Mezi po pres të vish në verë dhe të shkojmë bashkë në plazh.
Të premtoj që mundësia e parë që më jepet do të vij aty te ti”, tha ndër të tjera Maria ndërsa Anxhela u përlot.
“Maria është një këngëtare e shkëlqyer. Është nga ato njerëz që nuk dua ta humbas kurrë në jetë”, u shpreh Anxhela.
Loading...