Një tumor shumë ag.resiv të cilit i ka bllokuar ezofagun dhe e pengon atë të ushqehet normalisht. Ndërhyrja mjaft e kushtueshme
“Kam edhe 2 muaj jetë, më shpëtoni!”, ky është apeli drithërues që bën nëpërmjet gazetës “Shekulli” 19-vjeçari nga Berati, Elian Qama.
Ai thotë se vuan nga një sëmundje e rë.ndë dhe e rrallë që quhet ‘chordome cervical’. Një tumor shumë agresiv të cilit i ka bllokuar ezofagun dhe e pengon atë të ushqehet normalisht. “Ky lloj tumori rrezikon të më marrë jetën duke më bllokuar frymëmarrjen. Më është bllokuar e gjithë frymëmarrja dhe e kam të pamundur të ushqehem normalisht”, thotë Eliani.
Aktualisht 19-vjeçari ndodhet në Belgjikë, ku duhet të kryhet një ndërhyrje kirurgjikale e shoqëruar me radioterapi, e cila i siguron atij jetën.
“Në Shqipëri nuk pati asnjë zgjedhje për mua, aty isha i destinuar që të vdisja.
Këtu në Belgjikë, një ndërhyrje kirurgjikale e shoqëruar me radioterapi do të më jepte mundësinë t’i mbijetoja kësaj sëmundjeje”, bën me dije ai.
Më tej shton se mungesa e dokumentacionit dhe e kartës së shëndetit në Belgjikë e detyron që të paguaj një shifër mjaftë të lartë, të cilën e kanë të pamundur ta përballojnë. “Duke mos qenë i siguruar me dokument dhe kartë shëndetësore, unë dhe familja ime duhet të paguajmë gjithë faturat që janë tepër të kushtueshme. Më ndihmoni, kontributi i të gjithëve ju është mjaft i vyer për mua “, bën apel i riu.
Sëmundja
Në fjalën e tij Eliani thotë se ka vetëm një muaj që ka mësuar të vërtetën rreth sëmundjes së tij, pas ekzaminimit të bërë në një spital privat në Shqipëri. “Rreth një muaj më parë mësova për sëmundjen. Më pas ekzaminimi u bë edhe nga doktorët belg. Kjo ka qenë arsyeja që edhe rastin e bëmë publike tani, sepse donim të siguroheshim”, thotë ai. 19-vjeçari tregon se është studenti cili ka mbaruar vitin e parë, në degën Informatike-Ekonomike. “Për këtë vit i kam ngrirë studimet, pasi nuk e di se si do të marri puna ime. Shkolla më pëlqen shumë, uroj ta fitoj këtë betejë dhe t’i rikthehem normalitetit”, duke shtuar më tej se ata që po e vuajnë më shumë këtë situatë janë prindërit e tij.
“Jemi të gjithë në një situatë të rëndë, por ata që po vuajnë më shumë sëmundjen time, janë prindërit e mi, të cilat janë me mua dhe po luftojnë me kohën për të siguruar ato para, për të më shpëtuar”.
Mbështetja
Eliani thotë se para nisjes për në Belgjikë, ka kërkuar ndihmë nën institucionet shqiptare, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. “Familjarët e mi, po bëjnë çfarë kanë në dorë, për të grumbulluar atë shumë që është kërkuar, por është e vështirë. Ne i kemi dërguar edhe një letër ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku kërkojmë ndihmë nga shtetit, ende nuk ka një përgjigje prej saj.
Uroj që ky mesazh të përcillet te të gjithë dhe të më japin një shans për të vazhduar jetën. Nëse, secili prej jush do të mundte të kontribuonte, rreziku për jetën time do të ishte në ulje. Numri i llogarisë është: BE79 1030 6386 1333. Ndërsa për të gjithë ata të cilët duan të bëjnë derdhje parave nga jashtë shtetit, duhet edhe ky kod: BIC NICABEBB”, thotë ai.