Apeli i Ambasadës së SHBA-së për protestuesit: Refuzoni dhunën

Ambasada e SHBA-së në Tiranë nëpërmjet një deklarate ju bënë thirrje demonstruesve të protestës së opozitës të zhvillojnë një protestë paqësore duke refuzuar dhunën.

Në deklaratën e ambasadës së SHBA-së mëngjesin e së enjtes thuhet se “Shtetet e Bashkuara nxisin të gjithë pjesëmarrësit në protestën e sotme që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën, si dhe iu bëjnë thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur”. /atsh/

Loading...