Apeli i GJKKO lë në burg biznesmenin e fuqishëm

Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka miratuar masën e arrestit me burg ndaj administratorit të fimës “Alba Exotic Fruits”, Eduart Dautin.

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Dautit për masë më te butë sigurie duke vendosur që ai të qëndrojë pas qelisë të paktën deri në përfundim të hetimeve. Dauti u arrestua rreth një muaj më parë për akuzën e trafikut të drogës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Sipas prokurorisë, në konteinerët me banane që vinin nga Amerika Latine në Portin e Durrësit të porositura nga kompania “Alba Exotic Fruit” u gjetën sasi kokaine në gjashtë raste të ndryshme.

51-vjeçari ka mohuar akuzat përballë gjykatës, duke kërkuar edhe masë më të butë sigurie, por togat e zeza rrezuan kërkesën e tij. Kujtojmë se pas arrestimit, Prokuroria e Posaçme nisi edhe hetim për pronarin e kompanisë “Alba Exotic Fruit.

Sipas hetuesve Dautaj ka në pronësi disa pasuri dhe llogari bankare që dyshohet se janë krujiar nga aktiviteti kriminal.

Mësohet se gurpi hetimor deri më tani ka identifikuar disa pasuri të Dautit që dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti kriminal. Në pronësi të 51-vjeçarit rezulton një automjet, Mercedes-Benz, një motor, 6 sipërfaqe toke, një apartament dhe dy garazhe.

Po kështu janë siguruar informacione në rrugë operative që Dauti disponon edhe shuma të mëdha parash në disa banka të nivelit të dytë në emër të familjarëve dhe persona të lidhur me të.

Loading...