Apeli i vëllait të 19-vjeçares shqiptare: Nëse e keni parë na telefononi

Aris Vassilis vëllai i 19- vjecares Artemis Vassilis, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të flasin nëse dinë ndonjë gjë për motrën e tij e cila është zhdukur prej disa javësh.

Ai thotë se deri më tani nuk kanë asnjë informacion sakaq kërkon që njerëzit që mund ta kenë parë t’i telefonojnë dhe t’i tregojnë nëse është mirë.
“Për fat të keq, ne nuk kemi ende ndonjë lajm, as ne dhe as Policia. Nëse ajo është me dikë dhe është mirë, na tregoni.

Na merrni në telefon. Ne e duam atë” tha ai në një intervistë për televizionin Mega.

19-vjeçarja Artemis Vasilis, është zhdukur më 17 tetor të këtij viti. Sipas mediave të huaja ajo kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në një intervistë pune dhe nuk është kthyer më në banesë.

Kanë qenë familjarët e saj, të cilët kanë bërë denoncimin në polici.

Sipas familjarëve, vajza kur doli nga shtëpia kishte veshur një palë pantallona të zeza, këpucë në ngjyrë të bardhë dhe një këmishë bojqielli, ndërsa në xhep kishte 40 euro.

Vajza ishte takuar me dikë dhe së fundmi ishte ndarë me djalin 24 vjeçar me të cilin ishte në lidhje.

Loading...