Apeli lë në fuqi dënimet për Lazaratin, sulmohen gjyqtarët dhe gazetarët

Apeli i Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi vendimin për dosjen ‘Lazaratin’. Seanca është shoqëruar me tensione, ku familjaret kanë sulmuar gazetarët dhe gjyqtarët.

Familjarët kanë hedhur karrige në drejtim të trupit gjykues, ndërsa kanë lëshuar edhe mallkime kundër tyre si “Ju vdekshin fëmijët”.
Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin me 54 vite burg për 5 të dënuarit e kësaj dosje, Arbion Alikon, 14 vite burg, Alfred Proko 13 vite burg, Beqo Brahimaj 8 vite burg, Enriko Skënderi 11 vite burg dhe Gurgaz Skënderi 13 vite burg.

Të dënuarit e grupit të Lazaratit për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha/ Vendimi i Apelit sot
Albion Aliko – Burgim i përjetshëm-Mbetet në fuqi
Bajram Boci – Burgim i përjetshëm-Mbetet në fuqi
Elvis Boçi – 35 vite burg-Mbetet në fuqi
Alban Aliko – 20 vite burg- Apeli sot e uli në 18 vite
Elson Kasma – 18 vite burg-Apeli sot e uli në 17.6 vite
Xhulio Malo – 10 vjet-Mbetet në fuqi
Klodian Selimi – 13 vjet-Mbetet në fuqi
Oltion Proko – 9 vite burg-Mbetet në fuqi
Dervish Gaba – 15 vite-Mbetet në fuqi
Ruhan Hija – 15 vite burg-Mbetet në fuqi
Iljaz Xhaferri – 15 vite burg-Mbetet në fuqi

Loading...