Aplikacioni i tij shkatërroi 800 kriminelë nëpër botë, turku në kërkim për trafik droge

Hakan Agik është personi që krijoi aplikacionin që ka ndihmuar policinë që të arrestojë 800 kriminelë nëpër botë. Policia australiane ka treguar se shtetasi në fjalë është i arratisur, pasi akuzohet për trafik droge.
Ai u identifikua nga policia dhe për këtë arsye iu sigurua aksesi në aplikacion. Ai më pas filloi tua rekomandonte aplikacionin kriminelëve të tjerë. Agik ka jetuar në Turqi për vite me radhë dhe policia i ka bërë thirrje të dorëzohet.

Joseph Hakan Agik, 42 ​​vjeç, është djali i emigrantëve turq në Australi dhe thuhet se është rritur në periferi të Sidneit. Ai është cilësuar nga mediat australiane si “gangster i Facebook”, pasi gjithmonë ka treguar në rrjetet sociale jetën e tij të luksit. Ai ka jetuar jashtë vendit që pas akuzave si i dyshuari kryesor në një operacion policor mbi trafikimin e heroinës.

Ai u arrestua në Qipro në 2010, por u zhduk pasi u la i lirë me kusht dhe mbetet një nga personat më të rrezikshëm dhe më të kërkuar nga policia australiane.

Në videot e siguruara nga mediat australiane, ai shihet në një makinë sportive dhe në dorë mban një orë me diamante. Sipas autoriteteve australiane, ai ka vazhduar aktivitetet e tij të paligjshme jashtë vendit dhe një numër i bashkëpunëtorëve të tij janë arrestuar.

Këtë javë, mediat australiane raportuan se ai është një nga “kokat” e mëdha që bashkëpunon në të ashtuquajturin “Aussie Cartel”, i cili sjell në vend lëndë narkotike me vlerë 1.5 miliardë dollarë në vit.

Në një sondazh të përbashkët nga 60 Minutes Australia, The Age dhe Sydney Morning Herald, u zbuluar se Agik ndodhej në Turqi, ku vazhdonte jetën e luksit. Ai ka ndërruar identitetin dhe njihet me emrin Hakan Reyes, dhe gjithashtu ka hequr dorë nga shtetësia e tij australiane duke u martuar me një grua holandeze me të cilën ka dy fëmijë.

Zyrtarët australianë thonë se Agik luajti një rol kritik në operacion: Atij iu dha një telefon duke përdorur aplikacionin ANOM dhe ai jua rekomandoi shërbimin kriminelëve të tjerë. Një total prej 12,000 pajisjesh shiteshin në tregun e zi me aplikacionin e instaluar, dhe përdoruesve të rinj u duhej një fjalëkalim nga një përdorues i vjetër për të fituar akses.

Loading...