Apolonia, më i rëndësishmi mes 24 qyteteve antike mesdhetare me të njëjtin emër

Ministrja e Kulturës Elva Margarti e cilësoi qytetin antik të Apolonisë, rrënojat e të cilit janë tashmë park arkeologjik, si më të rëndësishmin mes 24 qyteteve antike mesdhetare me të njëjtin emër.

Në vizitën e zhvilluar në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, Margariti tha se u njoh nga afër me bukurinë e Monumentit të Agonotetëve, si dhe mozaikun në vilën me IMPLUVIUM, murin rrethues verilindor të Manastirit, murin e Temenosit si dhe pa ekspozitën fotografike me imazhe nga Muzeu Kombëtar Etnografik Berat, në Trapezarinë e Manastirit të Shën Mërisë në Apoloni.

Margariti e përshkruan këtë qytet si “antik me emrin e Perëndisë së muzikës, së vërtetës e profecisë, Apolon, më i rëndësishmi mes 24 qyteteve antike mesdhetare me të njëjtin emër”. /atsh

Loading...