Aqif Rakipi non grata, Sali Berisha bën deklaratën e fortë: Më del një seri darkash dhe drekash të Bashës me të

Ish-kryeministri Berisha është pyetur lidhur me një opinion të tij për shpalljen non grata të ish-deputeti socialist Aqif Rakipi.

Berisha tha se e ka shmangur këtë çështje, pasi i rezultonte që Lulzim Basha ishte përpjekur për ta angazhuar në koalicion me PD.

“Kam qenë dhe mbetem për çdo lloj sanksioni që bazohet në fakte, dokumenta dhe prova. Këtu nuk kam asnjë hezitim ndaj cilitdo. Rasti konkret. Nuk jam futur shumë në hollësi , se po të futesha më dilte një seri drekash dhe darkash të Lulzim Bashës me Qifen, apo përpjekjet e tij për ta angazhuar në koalicion me PD. Unë e kam takuar një herë në jetën time dhe në absolute dënoj çdo akt blerje apo shitje vote.

Por meqenëse insistuat në këtë. Përse e kam mbajtur përgjigjen time, që mbështes çdo vendim ta bazuar në fakte dhe sigurisht nuk mbështes asnjë vendim që nuk ka fakte, argumenta dhe prova. Elaborimi I mëtejshëm është që dënoj çdo akt shitje dhe blerje vote. Nuk jam ndalur tek personi se po të flisja më dilte seriali I drekave të Bashës me të”, tha Berisha.

Loading...