Pas një pune intensive dhe të pandërprerë 48 orëshe, Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka zbardhur rrethanat dhe arrestuar 3 persona, për një ngjarje të raportuar në nisje si një vd.ekje aksidentale.
Dyshohet se shtetasi E.C., më datë 24 janar 2019, rreth orës 20:30, në fshatin Bastar i Mesëm ka g.oditur me sende të forta në kokë shtetasin A.Gj., 35 vjeç, duke i shkatuar dëmtime të rënda në kokë. Për pasojë i riu humbi jetën në Spitalin e T.raumës.
Ngjarja u raportua si aksidentale. Por hetimet provuan të kundërtën. Në polici u shoqëruan disa shtetas dhe u kryen disa veprime komplekse hetimore në konfidencialitet të plotë.
Në vijim të këtyre veprimeve, dyshohet se shtetasit D. K., dhe E. C., me veprimet dhe mos veprimet e tyre kanë fshehur të vërtetën e ngjarjes së ndodhur. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjet edhe një sasi lënde e dyshuar ka.nabisi.
Shërbimet e Policisë Tiranë bënë ar.restimin e shtetasve:
– E.C., 31 vjeç, për veprën penale “P.lagosje e rëndë me dashje me pasojë v.dekjen”;
– D.K., 29 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve na.rkotike”;
– E.C., 20 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Për shkak të hetimeve nuk mund të jepen detaje të tjera, ndërkohë materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.