Arban Osmani shuan dyshimet dhe tregon ku do ta shohim në këtë sezon

Pak ditë më parë, moderatorja Arbana Osmani publikoi në “Instastory” një foto ku po drekonte me Ardit Gjebrean dhe familjen e tij.

Fill pas kësaj fotoje, qarkulluan lajmet për një largim të mundshëm të Arbanës nga Top Channel, me qëllim për t’u transferuar në “Tv Klan”.

Për t’i qartësuar të gjitha këto aludime të ngritura, ka reaguar vetë moderatorja.

Në rrjetin e saj social “Instagram”, Arbana ka publikuar një njoftim, ku thuhet se të gjithë të interesuarit që duan të ndajnë historitë e tyre të shkruajnë në emailin e Top Channel.

Në këtë mënyrë, moderatorja shuan njëherë e mirë të gjitha zërat për largim nga televizioni që e rriti.

Loading...