Arbana Osmani ndan me fansat surprizën më të bukur që i ka bërë i ati

19 marsi njihet si “Dita e Baballarëve”, ndaj rrjetet sociale sot janë pushtuar nga fotot e dedikimet për një nga figurat më të rëndësishme në jetën e të gjithëve. Shumë personazhe të njohur shqiptarë ju kanë bërë dedikime baballarëve të tyre në rrjete sociale dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe Arbana Osmani.
Në fakt, kjo e fundit nuk ka lënë rast pa treguar se ka një lidhje shumë të fortë me të atin dhe sot i ka bërë atij një dedikim shumë të veçantë.

Si fillim, moderatorja ka publikuar në Instagram një foto me babanë e saj dhe përkrah ka shkruar:

“Askush në këtë botë, nuk mund ta dojë një vajzë, më shumë se babai i saj. Por edhe unë vdes për të ama. Gëzuar ditën e baballarëve për njeriun tim të preferuar, superheroin tim”.
Më pas ajo postoi një video shkëputur nga emisioni i saj, “Dua të të bëj të lumtur”, kur i ati i erdhi si surprizë në studio dhe u shpreh shumë krenar për Arbanën e gjithë arritjet e saj në televizion dhe jo vetëm. Arbana e ka cilësuar këtë si një nga momentet më të bukura të jetës dhe është shprehur shumë e lumtur që babai ka thënë fjalë aq të bukura, për një “vajzë që nuk ka qenë fiks perfektë”.

“Surprizë nga Babi tek Dua të të bëj të Lumtur

Dhe ky është padiskutim një nga momentet më të bukura të jetës sime, ku im atë vjen surprizë në program për të më thënë fjalët më të bukura që një baba mund t’i thotë një vajze që nuk ka qenë fiks ‘perfekte’”, shkruan Arbana përkrah videos së surprizës.

Loading...