Arben Ahmetaj është marrë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme. Burime për media bëjnë me dije se emri i ish-zëvendëskryeministrit është shënuar në regjistrin e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime për tre vepra pena si “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.
Nuk ka ende një komunikim të akuzës apo marrjes të pandehur të Ahmetajt, por ligjërisht nënkuptohet se këto 3 vepra do të hetohet.
Ndërkohë, hetimi nuk kërkon një mandat autorizimi nga kuvendi i Shqipërisë, ndërsa nëse do të kërkohet një arrestim atëherë do të kërkohet edhe një autorizim nga Kuvendi.
Kujtojmë se më 9 mars 2023, Byroja Kombtare e hetimit dhe policia zbarkuan në banesën e Ahmetajt në Lalz.
Vilës e cila është në emër të partneres së ish-zv.kryeministrit iu vu shiriti, ndërkohë që u ushtruan kontrolle dhe në banesën e ish-bashkëshortes së Ahmetajt.
Në kontrollin e kryer në shtëpinë e ish-bashkëshortes nuk u gjet asgjë e paligjshme.
Ndërsa në shtëpinë e partneres nga kontrolli u gjet një shumë prej 30 mijë eurosh.