Arben Dukës, ca vargje – Nga Sejmen Gjokoli – “Mjaltosur cdo varg e rimë”

MJALTOSUR ÇDO VARG E RIMË

-Arben Dukës, ca vargje-

Asnjë shqotë s’të përkuli,
Dhe pse frynë me tërbim,
Ti ke qenë e prapë mbetesh,
Ashtë e palcë e vendit tim.

Ti më je si lis Labove,
Që bleron në katër stinë,
Penën ngjyer në burime,
Mjaltosur çdo varg e rimë.

Herë mjalt e herë shpatë,
Siç e do koha, më vehte,
Me të keqen s’bëre paqe,
Kurrë s’u bëre peqe-lepe.

Ti ke gjunjë por s’i theve,
Mbete si një gurë i rëndë,
Dhe ashtu vendin e mbushe,
Plot me vargje e me këngë.

Sejmen Gjokoli

Loading...