Arben Imami ka shpërthyer në akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha:Mashtrues, ja kompromiset qe beri…

Ish-ministri Arben Imami ka shpërthyer në akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha pasi i ka hequr emrin nga lista në garën për Këshillin Kombëtar të PD.

Imami në një intervistë për Ora News është shprehur se do të kishte hequr dorë nga gara për Këshill Kombëtar siç bënë disa kolegë ditën e sotme, por kjo ishte një e drejtë e tij dhe duhet ta bënte ai vet, jo që Basha t’ ia hiqte emrin nga lista.

‘Po të isha në listën e Këshillit Kombëtar do të kisha bërë të njëjtën gjë që bënë disa kolegë të tjerë. Por kjo është një gjë që duhet ta zgjidhja unë. Basha e hoqi emrin tim nga lista e Këshillit Kombëtar megjithëse Këshilli Kombëtar i vjetër do të votohej i gjithi së bashku. Pasi ka bërë të gjitha këto thotë hajde bashkohemi. Për çfarë të bashkohemi? Nuk më bashkon asgjë me zotin Basha, është përfitues i punës, djersës dhe gjakut të PD. E rrënoi atë parti. Me të personalisht nuk kam asnjë pikë konktakti’, u shpreh Arben Imami.

Gjithashtu ish-ministri u shpreh se Lulzim Basha kishte shansin të bashkonte Partinë Demokratike duke propozuar një kompromis të hapur dhe të ndershëm , por nuk siç ka thënë Imami, ai nuk mund të fuste njerëz për të bërë kompromise të ndyra, ndërsa e ka quajtur dhe mashtures.

‘Kishte një shans, ja dhamë këtë shans në një vit e gjysmë të reflektonte.Mund të propozonte çfarëdolloj kompromisi të hapur dhe të ndershëm, por nuk mund të fusë njerëz për të bërë kompromise të ndyra. Nuk kam bërë kompromise me njerëz shumë më të nivelit të lartë sesa ky mashtrues. Më kanë bërë propozime të rëndësishme në ’90.Nuk mund ti mbyllë gojën me oferta të tilla askujt.Një kompromis i hapur, i shëndetshëm sigurisht që do ti shërbente PD dhe unë personalisht, dhe jo vetëm unë, ja kemi ofruar në këtë vit e gjysmë që kur bëri shitjen e zgjedhjeve të PS, ai e ka mbyllur vetë atë rrugë’, ka shtuar Arben Imami.

Loading...