Arben Pëllumbi jep lajmin: Një shkollë në kryeqytet pritet të marrë emrin e Bashkim Finos

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Arben Pëllumbi, i ftuar në studion e emisionit “FrontLine”, foli mbi kandidimin e tij, por edhe për ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme të ish-kryeministrit Bashkim Fino.

Pëllumbi tha së bashku me një grup deputetësh kanë menduar që shkolla që po rindërtohet në Qytetin Studenti, të marrë emrin e Bashkim Finos, e kjo ide sipas tij, është mbështetur edhe nga Bashkia e Tiranës.
Po ashtu ai foli për kandidimin e tij si deputet, ku foli për investimet që janë bërë në zonën që ai ka në varësi, njësinë numër dy në kryeqytet, por edhe investimet që duhen bërë.

Gjithashtu, Pëllumbi rrëfeu se babai i tij, Servet Pëllumbi është këshilltari më i mirë politik, për vetë faktin se edhe ai në të kaluarën ka qenë një politikan mjaft i njohur.

Loading...