Arben Shehu është zgjedhur nga Kuvendi, Kryetari i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Me 108 vota pro, 5 kundër dhe 4 abstenim, Kuvendi vendosi të miratojë kandidaturën e katërt të propozuar nga Presidenti i Republikës për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Në seancën e sotme, Shehu bëri dhe betimin, duke falënderuar deputetët e Kuvendit për besimin që i dhanë.
Loading...