Arbëreshë prej qindra vitesh në Itali që ruajnë gjuhën shqipe, madje edhe e këndojnë në variantin arbëresh, ky është grupi i Peppa Marriti Band.
Por si është krijuar Peppa Marriti Band?
Emri i grupit të arbëreshëve i referohet një marangozi, i cili quhej Deacon Athanasius. Ai ishte një marangoz shumë i mirë, por shpesh e tepronte me pijet alkoolike dhe kështu që komuniteti e margjeloi atë.
Grupi ka publikuar tri albume, që janë dëgjuar në Itali edhe më gjerë: “Rockarbëresh”, “Këndo” dhe “Ajëret”.
Pjesëtari i Peppa Marriti Band, Angelo Conte, i cili ka qenë në rolin e këngëtarit në klip, shprehet për JOQ Albania:
Kënga është një këngë shumë popullore shqiptare, është e Eli Fara-s…Kemi bërë këtë version. Ne bëmë një marrëveshje muzikore, ndërsa luajmë me grupin Peppa Marriti Band.
Është imazhi ynë për muzikën popullore shqiptare.
Ishte marrëveshja jonë, për ne ishte e lehtë të luanim kështu, në internet kisha parë shumë versione për “25 Gërshetat” dhe menduam, pse të mos bënim dhe ne një version me grupin dhe kështu lindi ky version.
Që nga fillimi i videos ne kemi pasur shumë komplimente për këtë këngë që me të vërtetë nuk e pëlqejnë vetëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, por edhe në Itali.”