Ardian Dvorani: “Nuk i trembem drejtësisë”

Pas paralajmërimit se ditën e hënë do të depozitojë një kallëzim penal për kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, presidenti Ilir Meta rënditi edhe shkeljet, që sipas tij, ka bërë ky i fundit.

Në një konferencë nga presidenca, kreu i shtetit u shpreh se, KED i bëri listat e vakancave të Presidencës dhe të Kuvendit në të njëjtën kohë.

Menjehere pas ti ka ardhur edhe reagimi i Ardian Dvoranit. Ai eshte shprehur se e ka mesuar lajmin nepermjet medias dhe se nuk i trembet drejtesise.

Reagimi i plote:

Në media po mësoj se zoti President, ka vendosur apo po mendohet në fundjavë e deri të hënën, që të bëjë kallzim penal ndaj meje.
Së paku, vërej se, si çdo shtetas a funksionar tjetër, më në fund e në këtë rast, Presidenti po e ushtron një të drejtë që, gjithsesi, Kushtetuta dhe ligji ia njeh kujtdo.
Ndërsa unë, si çdo shtetas dhe funksionar tjetër, i nënshtrohem Kushtetutës dhe ligjeve penale të vendit tim.
Edhe këtë detyrim duhet ta pranoj si kushdo tjetër, pa u justifikuar dhe pa u shmangur me lojra mediatike dhe procedurale përballjes me ligjin, një fenomen ky që jo pak herë ka ndodhur me njerëz të pushtetshëm në çdo kuptim të fjalës.
Respektimi i barazisë para ligjit dhe zbatimi i tij i barabartë për të gjithë ishte nevoja dhe një nga sfidat më të mëdha për të cilën u miratua dhe po fillon të zbatohet hap pas hapi Reforma në Drejtësi.

Loading...