Ardit Gjebrea feston ditëlindjen, mbledh gjithë miqtë: ‘Falenderimi im për Zotin, që më lë të jetoj me familjen, shoqërinë, ata me të cilët punoj çdo ditë dhe ju që më rrethoni me dashuri’

Moderatori i dashur për publikun, Ardit Gjebrea mbrëmë ka festuar ditëlindjen.

Në këtë ditë të veçantë suprizat për të kanë qenë të shumta dhe në “storyt” në Instagram ka qenë vetë Arditi ai që ka publikuar video nga festa e madhe, me shumë njerëz. Siç shihet nga pamjet, në festë kanë kënduar Flori, Kjajdi, Bruno, Masela Cibukaj. Nga ana tjetër Eni Çobanin që nuk e zë vendi dhe kërcen nga gëzimi për ditëlindjen e mikut të saj.

Në këtë ditë të rëndësishme, një dedikim shumë prekës, ia ka bërë djali i tij Joni i cili ndodhet në SHBA.

“Nuk ka fjalë që e përshkruan dashurinë që kam për ty. Edhe pse nuk jam fizikisht atje për të festuar sot me ty, shpirtërisht jam gjithmonë pranë teje. Gëzuar ditëlindjen heroi im”, shkruan Joni.

Ndërsa Arditi teksa ka publikuar një foto me bashkëshorten Anilën dhe vajzën Anën, shkruan: “Nuk ka më tortë me qirinj sipër, por nga tani e tutje për çdo datëlindje, do të kem një shishe që hapet për të thënë: “Gëzuar”!

Është ky falenderimi im për Zotin, që më lë të jetoj me familjen, shoqërinë, ata me të cilët punoj çdo ditë dhe ju që më rrethoni me dashuri”.

Loading...