Familja është gjëja më e shtrenjtë në jetë.
Gentiana e ftuar sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, kishte ardhur për t’i dhënë një mesazh nënës së saj pasi prej disa muajsh ka humbur babain.
Luiza në bisedë e sipër i përmend Arditit se dhe ai pak kohë më parë ka humbur nënën e tij dhe e kuptonte.
Edhe pse dhimbja është e madhe dhe shumë e vështirë, Gjebrea u shpreh:
Është e vështirë të mësohesh dhe nuk ka kaluar dhimbja dhe nuk do të kalojë asnjëherë. Por, bashkëshortja dhe dy fëmijët e mi si dhe familja që kam këtu në Klan është një motiv shumë i madh që t’i jap satisfaksion nënës dhe babait tim që nuk i kam më. Aty ku janë të jetojnë në paqe. Unë i kam gjithmonë në zemër, por do jetoj për këtë familje, për atë të voglën, me motrën dhe nipërit e mi”.