Ardit Gjebrea i prek të gjithë: ‘Trishtim!Nuk ka gjumë sot. Mendja është vetëm tek…’

Ardit Gjebrea ka reaguar i pikëlluar për ngjarjen tragjike në Himarë, ku një vogëlushe 7-vjeçare u godit për vdekje nga një skaf.

“Nuk ka gjumë dot sonte!

Mendja është vetem tek vogëlushja e familjes Abdia, çfarë fatkeqësie!

Prindërit e mjerë sapo vulosën me zi jetën e tyre. Vetëm ata që janë prindër mund të kuptojnë se çfarë po kalojnë sot nëna dhe babai i engjëllit të vogël.

Ndërsa çmenduria me të cilën tashmë jemi mësuar prej 32 vitesh gjithmonë në tranzicion, nuk ka fund:

Det pa ka kufi ndarës në zonat ku janë mjetet e motorizuara.

Plazhistë që notojnë me gomone, skafe e jet ski që u vijnë rrotull.

Asnjë limit shpejtësie, asnjë kontroll!

Trishtim!

Ngushëllime familjes Abdia dhe paqe për shpirtin e pastër e të pafajshëm!”, shkruan Adrit Gjebrea.

Loading...