Ardit Gjebrea në emision: Më zuri dhimbja e kokës, sa vuajnë prindërit

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, duke dëgjuar historinë e Siketit dhe Matildës, Ardit Gjebrea u bë me dhimbje koke dhe shprehet se prindërit e shkretë vuajnë shumë për fëmijët e tyre. Siketi dhe Matilda janë ndarë sepse hyri mamaja e tij në mes e cila është shumë xheloze dhe ia ka bërë të pamundur marrëdhënien e tyre. Ajo ka bërë sjellje dhe veprime që e kanë lodhur tepër Matildën, e cila nuk ka pasur as mbështetjen e Siketit sepse ai nuk kundërshtonte dot të ëmën.

Për këtë arsye Matilda vendosi që të largohej nga Siketi. Mamaja e tij nuk ka treguar aspak respekt për familjen e Matildës, e cila nuk ka pranuar kurrë që të shkojë t’i vizitojë në shtëpi. Duke dëgjuar të gjitha problemet që kanë mes tyre, Ardit Gjebrea ka reaguar tepër i mërzitur.

Ardit Gjebrea: U bëfshi lëmsh u bëfshi, ne prindërit sa vuajmë për ju, lëmsh u bëfshi që të dy. Ne prindërit i hamë të gjitha, mua më zuri dhimbja e kokës pa patur asnjë gjë. Ti ke biseduar me prindërit gjatë për këtë gjë dhe ata çfarë mendimi kanë tashmë?

Matilda: Nuk duan fare sepse është përsëritur, kupton? Jo më larg se atë ditë e paralajmërova Siket, kujdes, sepse unë di që në sytë e saj ai nuk më mbron për asnjë gjë.

Ardit Gjebrea: Në një farë mënyre është shumë e vështirë sepse duhet të bësh zgjedhjen, do humbësh nënën apo do humbësh mamanë e ardhshme të fëmijëve të tu. Zgjedhje e vështirë është dhe ai sot në një farë mënyre ka bërë një hap.

Matilda: Ajo është nëna e tij e kupton, është fëmijë i vetëm. Kam luftuar pafund për të, por i kam thënë që tani nuk luftoj më.

Në fund të emisionit Siketi iu lut për ta takuar dhe i premtoi që çdo gjë do rregullohet, por Matilda edhe pse e dashuron shumë, nuk pranoi ta takojë për hir dhe respekt të familjes së saj, e cila e ka mbështetur shumë dhe nuk dëshiron që t’i zhgënjejë. Siketi u largua i zhgënjyer dhe i lënduar, por Matilda u shpreh se ajo nuk do ndahet nga ai, veç se i duhet pak kohë dhe të diskutojë me familjen.

Loading...