Ardit Gjebrea:”Nëse them që ne jemi familja e madhe e të dielës shqiptare, është meritë e skuadrës familje që punon për këtë program”

Ka përfunduar edhe për këtë vit sezoni i programit “E Diela Shqiptare”.

Ky emision na ka shoqëruar nga ekrani i televizionit “Klan”, për 11 vite rresht çdo të diel.

Në një status në Instagram, autorii programit dhe moderatori Ardit Gjebrea ka falenderuar stafin për punën e palodhshme.

Ai shprehet se kjo skuadër i jep motiv për të punuar edhe kur është i pamundur, ndërsa nuk ka harruar të falenderojë shikuesit, që janë kryefjala e vërtetë e programit.

Statusi i plotë i Ardit Gjebreas:

#edielashqiptare sot përfundoi vitin e 11të.

Mirënjohja ime është për skuadrën që punon me pasion, besim dhe dashuri, për skuadrën që nuk tha një herë: u lodha, nuk bëhet…

Është kjo skuadër që më jep motiv të jem aty edhe kur jam i pamundur, të bëj gjithçka që të ndihen mirë jo vetëm me mua, por mbi të gjitha me njëri tjetrin.

E nëse them që ne jemi familja e madhe e të dielës shqiptare, është meritë e skuadrës familje që punon për këtë program.

Dhe së fundi, falënderoj çdo shikues që për 11 vite me besnikëri na ndjek, që ndan me ne gëzimin dhe lotin, muzikën dhe protagonizmin. Sepse kryefjala e vërtetë e programit, janë ata që na ndjekin.

Çdo telekomandë që mbetet tek #edielashqiptare është shpërblimi i vetëm i mundit të çdo dite.

Loading...