Arian Çani: Ramës zemra i rreh nga Turqia

Gazetari Arian Çani i ftuar në emisionin “Open” është shprehur se ka lajme që qarkullojnë në media ku thonë se Dendias është me origjinë nga Shqipëria.

“Ka lajme që qarkullojnë në mediat ku tregojnë se Dendias është më origjinë nga Shqipëria, nga fshati Vuno dhe familja e tij ka pasur mbiemrin Dede.
Madje mund të jenë kushërinj me Ramën pasi Rama e ka origjinën nga mamaja nga fshati Vuno. Rama flet edhe greqisht por zemra i rreh nga Turqia. Mes qytetarëve dhe barbarëve Rama do zgjedh barbarët. Ky është një parashikim i imi”– tha Çani në “Open”.

Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias zhvilloi sot një vizitë në Tiranë ku u takua me drejtuesit më të rëndësishëm të shtetit si dhe kreun e opozitës.

Loading...