Arilena Ara flet pas fitores se festivalit/ Tani kam një përgjegjësi më të madhe, nuk e di a jam gati të përfaqësoj një shtet

Kengetarja Arilena Ara u shpall mbrëmjen e djeshme fituesja e Festivalit të Këngës e cila do e përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

“Shaj” u pëlqye shumë nga publiku dhe nga juria ndersa pas fitores, Arilena dha një intervistë e cila u shpreh se ishte shumë e emocionuar dhe tani ka një përgjegjësi shumë të madhe që do përfaqësojë një shtet në Eurovision.

Ajo shprehet se ka akumuluar çdo ndjesi dhe emocion të sajin në këtë këngë dhe ndihet e lumtur që publiku dhe juria e vlerësoi me çmimin e parë.

“Nuk e kisha menduar asnjëherë. Më emocion kam tani sesa para publikut se po shikoj gjithë këto kamera e nuk di çfarë kam bërë për ta merituar.

Dhashë gjithë shpirtin gjithë muzikën time dhe u përpoqa të artikuloj çdo ndjesi e emocion timin, jam e lumtur që ia arrita dhe që publiku e vlerësoi këngën time, qoftë dhe juria.

Tani kam një përgjegjësi më të madhe, nuk e di a jam gati të përfaqësoj një shtet. Zemra po më del nga vendi. Falenderoj publikun që më rriti mua dhe që më solli këtu ku jam sot”, shprehet Arilena.

Loading...