Arjan Çanit zbulon informacionet e forta

Gazetari Arjan Çani thotë se një kopje e dosjes hetimore në ngarkim të politikanit Taulant, është ruajtur.

Në një emision televiziv, Çani tha se burimet e tij të forta pohojnë që dosja ekziston, pavarësisht nga urdhri i gjykatës së Elbasanit për ta asgjësuar atë.

Politikani Taulant, që mendohet se bëhet fjalë për Taulant Ballën sepse numri në fashikujt hetimorë të prokurorisë është i tij (mbaron me 399), është përgjuar në komunikime me grupet kriminale të Elbasanit.

Arjan Çani: Një kopje është ruajtur. Nga burime shumë të forta, por s’mund t’i them. Nga informacionet që kam unë, se kjo është histori e 2016, 6 vjet më parë, para Reformës në Drejtësi. Mua më kanë thënë që, në të tilla raste, kjo është përdorur në shumë raste të tjera, para se të asgjesohet një material delikat, më kanë thënë se asnjëherë nuk zhduket përfundimisht, është një kopje në një dorë. Tipi që e bën, e mban një kopje për të mbrojtur veten e vet. Edhe unë të isha do ta bëja. Do ta fshija se do zbatoja urdhrin, por për të qenë i sigurt që nesër të them kujdes. Se kur kjo vendosë Kabala lokale që këtë kopje ta nxjerrë për publikun, kjo është histori tjetër.

Politikani Taulant është akuzuar hapur në Gjykatën e Posaçme nga Ardian Çapja se qëndron pas vrasjeve në Elbasan, madje se mund të ketë gisht në ekzekutimin e avokatit Revik Gurra./Shqiperiaime

Loading...