Arjan Konomi e tha por nuk e kuptuam, fjalia që tha për Hueydën që askush nuk e dëgjoi me vëmendje

Ditën e djeshme e gjithë Shqipëria dhe jo vetëm, u trondit nga lajmi për largimin nga jeta të artistes Hueyda El Saied. Trishtimi ishte i madh dhe këtë e treguan edhe postimet e shumta të miqve të saj në rrjetet sociale.

Një prej tyre ka treguar kohë më parë, por pa përmendur emrin se një mikesha e tij vuante nga një sëmundje. Ka qenë pikërisht muaji i ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit kur Arjan Konomi tha:

“Një nga personat më të dashur të jetës sime, më të shtrenjtë, aktualisht është duke vuajtur në një spital evropian, në një situatë shumë të keqe prej kësaj sëmundjeje.”

Asnjë nuk e ka kuptuar në momentin e duhur, por mesa duket ai po fliste pikërisht për miken e tij Hueyda-n. Pozitiviteti i saj dhe dashuria për jetën nuk lejoi askënd të kuptonte se çfarë ishte duke kaluar.

Loading...