Arjani kërkon lejen e Alvisës: Dua të shkruaj libër për ty

Bashkimi sot i bëri një propozim shumë të veçantë Alvisës. Në një ambient romantik, ai i proprozoi ata të dalin nga programi çift për ta vazhduar akoma më tej njohjen jashtë edhe Alvisa sigurisht i tha po.

Alvisa dhe Bashkimi nuk kishin shumë për të thënë, por opinionet nuk munguan. Elona e ka mbështetur që nga fillimi këtë çift dhe ishte shumë e emocionuar, madje propozoi të jetë dëshmitare në dasëm bashkë me Albin.Fatma nga ana tjetër uroj që çifti të ushqejë ndjenja të vërteta.

Ajo që po pritej ishte opinioni i Arjanit, i cili i ka sulmuar vazhdimisht çiftin.

“Unë pavarësisht se përrallat më kanë pëlqyer gjithmonë, i kam vlerësuar, por çfarë të them? Kam atë përshtypjen se mos ngase unë i kam kritikuar, i kam shtyrë dhe fakti që këta janë këtu sot një përqindje më përket dhe mua.
E nëse do dalin dhe do ketë momente krize mes tyre unë jam i gatshëm të shkoj prap.

Dyshimet e mia qëndrojnë dhe më mirë të them që mendoj se nuk do zgjasin shumë.Uroj të më zhgënjeni dhe të tregoni që ka diçka mes jush. Alvisa një vajzë e zgjuar, dua të shkruaj një libër për ty, nëse ma lejon, për historinë tënde.Ndonjënherë them pse populli thot që këta djemtë e mirë si Bashkimi nuk kanë fat, ja Bashkimi na doli me fat.”,- tha Arjani.

Loading...