Arjani kërkon ndjesë për mënyrën si u soll me Alvisën

Alvisa tronditi publikun me deklaratën e saj, të shtunën në “Për’puthen Prime” kur rrëfeu se ka qenë viktimë e dhunës fizike nga Hyseni, gjatë kohës kur ishte në një marrëdhënie me të.
Në disa përgjime, që ish-konkurrenti i “Për’puthen” i kishte bërë Alvisës, doli që kanë qenë në komunikim gjatë gjithë kohës. Alvisa tha se ka folur me të, që “ta marrë me të mira e të bindë të mos i publikojë videot, ku ajo duket jashtë programit me Bashkimin”, ndërsa Hyseni e kishte shatazhuar se “nëse nuk le emisionin, do i publikoj të gjitha gjërat”.

Arjani u acarua nga fakti se Alvisa kishte gënjyer gjatë gjithë kësaj kohe, ndërsa e teproi me komentet ndaj sot.

Në emisionin e sotëm, opinionisti kërkoi falje, teksa tha se në atë situatë të papritur, i mori rrjedha e ngjarjes së papritur dhe nuk po mund të arsyetonin.

“Më ra tensioni, u ndjeva keq, u kërkova ndihmë vajzave të emisionit. Situate ime fizike shkaktoi tronditje shumë të madhe. Kërkoj ndjesë publike që nuk e dënova shantazhin e hapur ndaj Alvisës”.

Po ashtu, tha se tani janë organet kompetente duhet të vendosin.

“Po të mos ndodhte emisioni, historia do të mbetej në heshtje. Historia të paktën të shërbejë si kurajo për të gjitha ato vajza që kanë rënë pre e dhunës, shantazheve. Të denoncojnë çdo rast”!

Loading...