Arkeologët turq kanë zbuluar një shpatë që daton para 1 000 vitesh, gjatë kërkimeve në qytetin e lashtë Patara, në provincën turistike mesdhetare Antalia, në jug të Turqisë.
Udhëheqësja e ekipit gërmues, Havva Iskan Isık nga Universiteti Akdeniz, tha se kanë identifikuar një shpatë vigingësh të shekullit IX ose X.
“Gjetja e një shpate vikingësh në një qytet port në rajonin e Mesdheut është e një rëndësie të madhe”, tha ajo.
Isık theksoi se shpata paraqet një fakt për të kuptuar mënyrën se si vikingët i kanë shërbyer Perandorisë Romake Lindore.
Gjatësia e ruajtur e shpatës është 43,2 centimetra.
Shpata gjendej brenda një këllëfi prej druri dhe, sipas kërkuesve, shpatat e vikingëve në këllëfë druri liheshin brenda varreve si dhuratë për të vdekurit./atsh