Autoritetet egjiptiane zbuluan të shtunën në Saqqara, pranë Kajros varrin e një zyrtari të lartë që daton nga dinastia e V e stolisur me relievë me ngjyra dhe mbishkrime të ruajtura mirë.
Sipas autoriteteve varri me mbishkrimin “Khuwy”, i cili mendohet të ketë mbajtur postin e një zyrtari të lartë gjatë dinastisë së V-të (midis periudhës 2500 dhe 2 300 para erës sonë), u zbulua në mars në nekropolin e madh të Saqqara, në jug të kryeqytetit egjiptian.
‘’Varri në formën e shkronjës l i Khuwy-t fillon me një korridor të vogël që zbret në një dhomë gjumi dhe më pas drejt një dhome më të gjerë me relievë të pikturuar që përshkruajnë pronarin e varrit të ulur në një tryezë lutjesh”, deklaron Mohamed Megahed, drejtuesi i ekipit të gërmimit, cituar në një deklaratë nga Ministria e Antikave.
Pikturat që dekorojnë varrin përbëhen veçanërisht nga tulla të bardha gëlqerore që përmbajnë një rrëshirë specifike të gjelbër dhe vajra që përdoren në varrime.
I njëjti ekip arkeologësh ka zbuluar disa varre që datojnë nga Dinastia e V dhe kohët e fundit zbuloi një mbishkrim në një kolonë graniti kushtuar mbretëreshës Setibhor, e cila ishte bashkëshortja e mbretit Djedkare Isesis, sundimtari i tetë dhe i parafundit i kësaj dinastie./ /v.b/