I ftuar në studion e “Opinion”, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, bëri një rrëfim ndryshe mbi jetën e tij, stadiumin dhe Kombëtaren.
Stadium me kullë? “Shpresoj të mos të jetë vepra e fundit e këtyre niveleve. Brenda çdo vepre ka dhe kritikat e veta, por ne patjetër që kemi arritur të bëjmë diçka të mirë. Jam shum i gëzuar që kemi një stadium. Një stadium që besoj do të ndikoj edhe tek njerëzit që konsumojnë ditën. Të kishim një stadium që do ta pëlqenin të gjithë, do të bënim atë që thoshte Nastradini. “Ta vinim në qerre dhe ta rrotullonim nga donin të gjithë”. Balanca e stadiumit besoj është pozitive, është një objekt shumë i mirë për Shqipërinë. Për FSHF-në është nga më të mirat e mundshme, sepse kushtet e futbollit janë maksimale dhe ne nuk na prish punë kulla”, tha në fillim Duka.
Pse president i futbollit? “Nuk ka qenë në ambiciet e mia të jem në krye të federatës. Nuk e dija që ekzistonte. Gjithsesi, ashtu erdhën rrethanat dhe më pas më rrëmbeu topi dhe të mirat e të bukurat e kësaj loje. Shkollën ma kanë caktuar. Ekonomi në fakultetin e Industrisë së Tiranës. Më kanë emëruar në Burrel, rreth katër vite, deri në fund të viteve ’90 dhe më pas u riktheva në Durrës”, tha Duka.
Thonë qe ke shumë lekë? “Të them të drejtën skam asnjë lekë, por kam prona (qesh). Kam aq lekë sa kam në 91 aq kam edhe tani. Ka të pasur që punojnë me ‘Cash’, ka me biznes e me prona. Ka nga ata që kanë tendencën të prodhojnë lekë e të investojnë. Unë se kam këtë”, tha Duka.
E ardhmja: Objektivi është i vështirë. Por pse jo është të rikthehmi në Euro 2020. Ne kemi shanse reale. Shqipëria pas 30 viteve është tepër e zhvilluar. Asnjë shqiptar para 30 viteve nuk e ka menduar të arrinim këtu ku jemi. Fëmijët tanë kudo që shkojnë janë të parët e klasave. Ne jemi zhvilluar shumë sot. Jemi aty ku duhet të ishim dhe kemi pretendime për më shumë”, përfundoi Duka.Opinion