Armand Duka kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka folur më në fund për të ardhmen e Chrisian Panuccit në stolin kuqezi.
Duka ka theksuar se nuk mund të bënin ndryshime tani, pasi trajneri i ri nuk do të kishte mundësinë ta shihte ekipin para takimeve zyrtare.
“Kjo nuk do të thotë që tani nuk duhet të marrim vendime të nxituara. Trajneri ka të mirat dhe të këqijat e veta gjatë këtij edicioni. Ne nuk kemi luksin të bëjmë asnjë lloj ndryshimi tani që jemi vetëm për ndeshje zyrtare në mars”, është shprehur Dukafillimisht në TV Klan.
Kreu i Federatës theksoi se duhet mbështetur trajner Panuçi, nëse duam të kemi rezultate pozitive. “Ne mbetemi skuadër modeste. Mund të bëjmë mirë nëse të gjithë mendojmë pozitivisht dhe të vazhdojmë ta mbështesim trajnerin dhe stafin për kualifikueset e Europianit”.
Ndërkohë ai flet dhe për bisedën e bërë sot me Panucin. “Diskutimi me trajnerin sot pas ndeshjeve zyrtare dhe miqësore për ato gjëra që mund të mos jenë bërë mirë dhe që mund t’i korrigjojmë për të ardhmen. Flas në pikëpamjen organizative, pasi nga pikëpamja teknike nuk është se unë mund ta ndihmoj atë”, përfundoi Duka.