Dy shqiptarë janë arrestuar në Londër, pasi në banesën e tyre u gjetën një armë zjarri, municion, 60 mijë paund dhe kokainë. Sipas mediave britanike, policia ka bastisur banesën e dy shtetasve, Errison Hasaj, 21 vjeç dhe Bledar Kuraj, 23 vjeç në Claremont Road, Brent Cross, në veriperëndim të Londrës. Gjithashtu policia sekuestroi mbi 100 mbështjellëse të kokainës, peshore dhe sende të tjera të tregtimit të drogës.
Ndërkaq, vetëm dy ditë më parë, në Londrën Perëndimore u kapën mbi 80 kg kokainë dhe 400 mije paund, pas një operacioni në Colindale. Mediat citojnë njoftimin e policisë, ku shkruajnë se shqiptarët Arjel Selfo, 41 vjeç dhe Ardit Saraseli, 29 vjeç, të dy nga Arctic House, u akuzuan të premten se po mbushnin qytetin me kokainë. Saraseli u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës Uillesden sot dhe u caktua në paraburgim për t’u paraqitur në Gjykatën e Harrou Croun muajin tjetër. Selfo pritet të paraqitet në gjykatën e magjistraturës javën e ardhshme.
Armë zjarri, municion, 60 mijë paund dhe kokainë në banesë, arrestohen 2 shqiptarët në Britani (emrat)
Loading...