Prej vitesh Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë në një lidhje dashurie, që kanë vendosur ta mbajnë larg vëmendjes së publikut. Megjithatë, momentet më të bukura e të veçanta blogerja i ndan në rrjetet e saj sociale. Rrallë e për mall…
Sot është një ditë shumë e rëndësishme për çiftin pasi ata festojnë përvjetorin e tyre të 6. Me atë rast Armina ka publikuar në Instastory disa nga fotot më të bukura dhe të papublikuara më parë.
Blogerja i ka dedikuar partnerit të saj edhe disa rreshta shumë romantikë ku shkruan:
“Si sot para 6 viteve ti më propozove spontanisht në vendin tonë, Liqeni Komo dhe është 3 vjetori i fejesës sonë zyrtare. Dhe çdo vit ne bëmë premtimin se do të kemi vendin tonë për t’u treguar fëmijëve “si stoli mamit dhe babit” sepse është vendi ku shkuam në udhëtimin tonë të parë. Kemi kaq shumë vite bashkë të mbushura me kujtime të bukura. Falenderuese që më ke bërë të ndihem kaq speciale me shpirtin tënd romantik. Gjithashtu faleminderit për shakatë e tua idiote që i dashuroj. Gëzuar përvjetorin dashuria ime e përjetshme!”