Armina Mevlani i rikthehet deklaratës së ‘bujshme’: ‘Do e falja tradhëtinë’

Moderatorja Armina Mevlani ka folur këtë të martë për deklaratën e saj që do ta falte një tradhëti vetëm për një natë, por jo një lidhje paralele.

“Nëse tradhtia ndodh për një natë, gabim i një here, mendoj se të gjithë e meritojnë një mundësi. Nëse hyn monotonia dhe një problem në çift, mund të falet. Por nëse është lidhje paralele, është problem dhe hyn tek vartesitë. Pastaj njerëzit thanë ti e toleroke tradhtinë? Lum si ai. Nuk është ashtu, ne e respektojmë njëri-tjetrin shumë”, tha ajo.

E ftuar në “Ftesë në 5”, Armina Mevlani komentoi edhe protestën në PD, duke e cilësuar si anormale që të mbyllen dyert e PD për ish kryeministrin. Ndërsa Shkëlzeni duket se nuk e ka pëlqyer deklaratën e saj dhe i ka kërkuar që të mos merret me politikën, por Armina me bindje thotë se kur ka një mendim do ta shprehë pa u ndikuar.

“Ai për mua ka qenë një ndër mbështetjet kryesore në jetë. Është një person që e kam dhe mikun tim më të ngushtë. Nëse do ishte marrëdhënie sipërfaqësore, do kishte përfunduar me kohë. Herën e parë nuk më kishte ndjekur, e pa në Youtube, thjesht nuk i pëlqen shumë kur bëj deklarata politike. Më thotë je në botën e modës dhe të artit, mos u merr me politikën”, tha Armina.

Loading...